Lajmet e fundit
E përditshmja spanjolle i ka kushtuar një artikull atmosferës së tendosur para përballjes Shqipëri - Serbi.

Ka ardhur koha për përballjen Shqipëri – Serbi. Sonte në 20:45 do topi do të fillojë të qarkullojë në një mjedis aspak të volitshëm për një ndeshje futbolli – më shumë të ngjashëm me atmosferë lufte, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
Kjo është përshtypja që del nga masat e mëdha të sigurisë në Tiranë dhe Elbasan, qytetin ku do të luhet ndeshja, qëkur përfaqësuesja serbe zbriti në territorin shqiptar.
“Ne duam që të fitojmë që ata të mos kualifikohen”, ka thënë për mediat gardiani i Serbisë, Marko Dimitroviq.
Për të garantuar sigurinë janë angazhuar 1,5000 policë, që ajo që ndodhi në Beograd të mos përsëritet më.
“Hoteli ku po qëndrojë është e mbrojtur nga policia dhe shqiptarët nuk lejohen aty, ndërsa edhe rrugën nga ne qarkullojmë janë vetëm për ne”, shtoi Dimitroviq.
“E vetmja e keqe është se në katin tonë nuk jemi vetëm ne, ashtu siç ishim marrë vesh. Të gjithë i dinë raportet tona të këqija, por futbolli është thjeshtë lojë. Natyrisht duam që të fitojmë”.