Lajmet e fundit

Ushqimi në gotë ose ndryshe e njohur si “smoothie” është bërë një senzacion kohëve të fundit.
Përveç se kanë përbërës të shëndetshëm dhe të freskët, smoothiet treten shumë lehtë.
Vlerat e tyre ushqyese janë aq të larta sa që nuk është e nevojshme t'i kombinoni me ushqime të tjera, por thjesht t'i konsumoni si një vakt ushqimor, për mëngjes ose darkë.
1 filxhan mjedra
¼ çokollatë e grirë
Disa akuj
Pak ekstrakt vanille
Përgatitja:
Vendosni në blender të gjithë përbërësit e lartëpërmendur. Përzieni për një minutë.
Vendoseni këtë pije në një gotë dhe shijojeni një vakt ushqimor shumë të shijshëm dhe plot vitamina.
Smoothie për dobësim
Kilogramët e tepërt, sidomos në zonën e barkut janë një problem shumë i zakonshëm së fundmi, si për gratë ashtu edhe burrat.
Por a e dini se mund ta largoni peshën e tepërt me këtë smoothie që mbi të gjitha është edhe shumë i shijshëm?
Përbërësit:
1 filxhan qumësht ose jogurt
15 gramë ananas i konzervuar
1 lugë gjelle vaj të farës së lirit
Pak akull
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit në blender derisa të krijohet një masë kremoze. Konsumojeni këtë pije mes vakteve ushqimore.