Lajmet e fundit

Pavarësisht besimit të shumicës se fruti i bananes duhet të shmanget nëse doni të humbni peshë, bananja është një nga përbërësit më efektivë në pijet dietale.
Bananja është shumë e mirë për humbjen e peshës falë kaliumit, i cili largon ujin e tepërt nga trupi dhe fibrave që përshpejtojnë metabolizmin.
Përveç sheqerit natyror, fruktoza, saharoza dhe glukoza janë një burim i shkëlqyeshëm i energjisë për trupin tonë, transmeton Klan Kosova.
Konsumimi i bananes largon ndjenjat e rreme të urisë që shpesh na çojnë në konsumimin e ushqimeve jo të shëndetshme, që na bëjnë të kemi kilogramë të tepërt.
Smoothie me banane dhe fara liri
Përbërësit:
1 portokall
1 banane
2 lugë çaji hirrë
2 lugë çaji fara liri
Smoothie me banane dhe manaferra
Përbërësit:
1 banane
1 filxhan manaferra ( boronica, mjedra, boronica të kuqe)
1 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji pluhur xhenxhefili
Gjysmë filxhani ujë të vakët
Smoothie me banane dhe spinaq
Përbërësit:
1 banane
20 gramë spinaq të pastruar paraprakisht
Gjysmë filxhani jogurt
1/3 e filxhanit tërshërë
1 lugë çaji mjaltë
PËRGATITJA:
Përgatitja e tri pijeve të lartëpërmenduar është e njejtë – ju thjesht duhet të vendosni të gjithë përbërësit në blender (mikser elektrik).
Këto smoothie të shëndetshme duhet t’i konsumoni për mëngjes sepse trupi në atë kohë mund të absorbojë më së miri përbërësit e shëndetshëm që në këtë rast edhe ndihmojnë në shkrirjen e yndyrës.