Lajmet e fundit
Mbrojtësi ka thënë se loja e mirë në mbrojtje e skuadrës është rezultat i punës së madhe të trajnerit.

Chris Smalling lojën e shkëlqyeshme defensive në skuadrës ia ka atribuuar taktikave të Louis van Gaalit.
Unitedi ka pësuar më pak gola në Premierligë këtë edicion – tetë nga 12 ndeshje – dhe renditet në pozitën e katërt në tabelë.
Smalling ka qenë titullar në secilën ndeshje të këtij edicioni dhe beson se është duke u ndërtuar një gjuhë e përbashkët mes lojtarëve, nën urdhrat e menaxherit holandez.
“Mendoj që gjithçka është rezultat i punës së madhe”.
“Bëjmë shumë punë taktike, luajmë shumë 11 kundër 11 dhe stërvtemi në nivele të ndryshme të mbrojtjes”.
“Çdo ditë ne punojmë në këto gjëra dhe mendoj se puna po na shpaguhet”.