Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka ritheksuar dëshirën që Liverpooli ka për ta mbajtur në "Anfield Road" Ibrahim Konaten, duke përmendur negociatat për kontratën e re si argument.
“Jemi në bisedime me Ibou Konaten për një marrëveshje të re… kjo tregon se çfarë duam”, ka pohuar Sloti.
“Është e qartë se do të donim që ai të qëndronte, negociatat janë duke vazhduar, le të shohim se ku do të përfundojnë'.
"Nuk do të ishim në negociata nëse nuk do të donim që ai të qëndronte!”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.