Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka pritur sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Ndërmjet ministrit Shala dhe ambasadorit Miljan Majhen u bisedua veçmas për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e bibliotekave publike.
Shala e falënderoi ambasadorin Majhen për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës dhe u shpreh se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më të ardhmen.
Ndërsa, ambasadori Majhen po ashtu u shpreh se vendi i tij është i përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në në fushat me interes të përbashkët, transmeton Klan Kosova.