ESPN, burimi më i besueshëm kur janë në pyetje lajmet nga NBA, i ka prezantuar parashikimet për draftin e ardhshëm.
Sipas këtij mediumi, piku i parë në draftin që do të mbahet më 21 qershor do të jetë Luka Doncic, lojtari slloven i Real Madridit, i cili do të përzgjidhet nga Phoenix Suns, njofton Klan Kosova.
Nëse kjo do të ndodhë, Doncic do të jetë europiani i dytë në historinë 70 vjeçare të NBA që do ta udhëheqë draftin. I pari ishte italiani Andrea Bargnani në 2006.
Tinejxheri slloven do të jetë para DeAndre Ayton, sensacionit të NCAA, pastaj gjigantit Mohamed Bamba nga Teksasi, si dhe Trae Young, i cili konsiderohet si pasardhës i Stephen Curry.
18 vjeçari Doncic vjet u bë kampion europian me shtetin e tij, kurse gjatë këtij sezoni në Euroligë ka shënuar mesatarisht nga 17.9 pikë për Realin.
Sipas ESPN, kjo do të jetë 10-shja e NBA draftit 2018.
1. Luka Doncic (Real Madrid)
2. DeAndre Ayton (Arizona)
3. Mohamed Bamba (Teksas)
4. Jaren Jackson (Michigan State)
5. Marvin Bagley III (Duke)
6. Michael Porter Jr. (Missouri)
7. Trae Young (Oklahoma)
8. Wendell Carter Jr. (Duke)
9. Collin Sexton (Alabama)
10. Mikal Bridges (Villanova)
https://www.youtube.com/watch?v=AcZBI8UaMso
https://www.youtube.com/watch?v=pwegadp7k8Q
https://www.youtube.com/watch?v=NrA_RoFctfM
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.