Të enjten, më 26 mars, kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të playoff-it të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror që sivjet mbahet në ShBA, Kanadë dhe Meksikë.
E për t'i përjetuar bashkarisht emocionet, Komuna e Prishtinës e ka vendosur në zemër të kryeqytetit një ekran gjigand, për ta përcjellur këtë ndeshje tejet të rëndësishme.
Njoftimi u bë nga kryetari Përparim Rama, transmeton Klankosova.tv.
"Kryeqyteti, në bashkëpunim me KD Events & Communications, DigitAlb, Artmotion dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, sjell atmosferën e stadiumit në qytet. Bashkohu me mijëra tifozë dhe përjetoje këtë përballje historike!", njoftoi Rama.

Njoftimi i plotë:
Bashkë për Kosovën, në zemër të Kryeqytetit.
Më 26 mars, nga ora 20:45, Sheshi “Zahir Pajaziti” kthehet në një hapësirë të përbashkët emocioni dhe përkrahjeje për Kombëtaren tonë.
Ndeshja vendimtare Sllovaki – Kosovë, drejt një momenti historik për vendin – kualifikimin e parë në Kampionatin Botëror 2026, transmetohet drejtpërdrejt në ekran gjigant.
Kryeqyteti, në bashkëpunim me KD Events & Communications, DigitAlb, Artmotion dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, sjell atmosferën e stadiumit në qytet.
Bashkohu me mijëra tifozë dhe përjetoje këtë përballje historike!
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.