Lajmet e fundit

Gazetarja e Kiks Kosova, Florentina Hoti ka zbuluar se çka dëshmoi në polici, Arianit Sllamniku, lidhur me ‘këshillat’ e tij që pretendonte se shëronte fëmijët me autizëm.
Në emisionin “Kosova Today” , gazetarja tha se gjatë deklaratës së tij në polici, Sllamniku ka rënë në kondradiktë shpesh herë, transmeton Klankosova.tv.
Madje sipas Hotit, i dyshuari ka mohuar se ka marrë para lidhur me këto “këshilla”.
“Çka e ka karakterizuar gjithë deklarimin e tij ka qenë kontradikta në pothuajse çdo përgjigje të tij. Ai përveç që nuk e pranon që merret me ato këshillat që ai i quan për autizëm, e përmend një lloj terapie tjetër, por për këtë të autizmit thotë se në ‘zyrën time njëjtë siç jap këshilla të tjera politike dhe gjëra të tjera, jap edhe për autizëm’. Ai në një moment nuk e pranon që merr para nga kjo”, u shpreh Hoti.
Ndryshe, hulumtimi i Kiks Kosova në Klan Kosova mbi veprimtarinë e dyshimtë të Sllamnikut, aktivizoi çdo institucion shtetëror.
Faktet shokuese ku Sllamniku u premtonte prindërve se do u “shëronte” fëmijët nga autizmi, kësisoj duke u dhënë barna kafshësh e duke u marrë deri në 4 mijë euro, u publikuan në emision dhe si rezultat konspiracionti u arrestua.
Pa kaluar 24 orë nga ky hulumtim, Inspektorati Shëndetësor i vuri drynin zyrës konsulente të Sllamnikut dhe i njëjti u ndalua për 48 orë e më pas iu caktua masa e paraburgimit prej 1 muaji.
Kiks Kosova po ashtu ka arritur të sigurojë disa nga dëshmitë e nënave në procesin e hetimeve ndaj konspiracionistit.