Një aplikacion për telefonat inteligjentë do të ofrojë një zgjidhje për vënien në gjumë të fëmijëve.
Aplikacioni SleepHero do të këndojë ninulla për foshnjat gjatë natës. Përveç tingujve të ndryshme zanore, si cicërimat e zogjve për shembull, prindërit mund të regjistrojnë edhe zërin e tyre duke lexuar një libër ose kënduar një ninullë, për të qetësuar fëmijën dhe për ta vënë atë në gjumë gjatë natës.
Aplikacioni do të aktivizohet automatikisht sapo të dëgjojë zhurma nga të qarat e fëmijës.
Aplikacioni është krijuar nga Rob Tong, një prind i cili vendosi të gjejë një zgjidhje për netët pa gjumë që e kishte lënë djali i tij Freddie.
“Ashtu si pjesa më e madhe e prindërve, edhe ne kemi ndenjur shumë netë pa gjumë. Kemi provuar shumë teknika, por më në fund kuptova se vetëm ninullat mund ta vinin djalin në gjumë.”
Ky aplikacion është projektuar për fëmijët deri në moshën tre vjeçare. Përdor mikrofonin tek telefoni për të zbuluar kur fëmija zgjohet dhe fillon të qajë.
Aplikacioni mund të shkarkohet falas për platformën iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=soNbpVwq_Zo
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.