Lajmet e fundit

Artistët në përgjithësi përdorin mjetet për të punuar, por skulptori Boshnjak Jasenko Gjorgjeviq i kthen mjetet në art, transmeton Klan Kosova.
I lindur në Tulza të Bosnës, Gjorgjeviq përdor një thikë X-acto për të krijuar skulptura nga lapsi.
Rezultati i ngjan diçkaje të bërë nga guri ose druri i djegur. Ai u inspirua t’i gdhend lapsat pasi fillimisht e ka parë punën e Dalton Ghetti.