Para se të arrinte në Krujë për ta ngritur flamurin, Gjergj Kastrioti kaloi nëpër disa qytete, ndër to edhe Prizrenin.
Skënderbeu u kthye sërish në qytetin historik, por nga ky 28 nëntor - në formë të shtatores.
Por lapidari që paraqet heroin kombëtar të gdhendur në bronz, u kritikua tejet shumë nga qytetarë gjithandej vendit, duke e akuzuar skulptorin që e punoi se e ka fyer figurën e Gjergj Kastriotit.
Sinan Alija ka reaguar ndaj këtyre kritikave, duke thënë për Klan Kosovën se njerëz të ndryshëm ndërhynë me programe kompjuterike dhe e shëmtuan shtatoren duke e përqeshur pastaj në rrjete sociale.
Sipas tij, qytetarët që e kanë kritikuar nuk kanë njohuri fare mbi artin.
Kritikat nuk i ka mirëpritur as kryetari i shoqatës Trojet e Arbërit të cilët e financuan shtatoren.
Sipas Nue Oroshit, vetëm personat e lidhur me opozitën në politikë dhe ata që kanë lidhje të forta me erdoganizmin nuk e kanë duruar një shtatore të Skënderbeut në Prizren.
Shtatorja që u vendos në qendër të qytetit kushtoi plot 70 mijë euro.
https://www.youtube.com/watch?v=QZsnEfa4KbQ
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.