Sipas Mirror, skuadrat Manchester United dhe Barcelona i janë bashkuar garës për ta përvetësuar sulmuesin anglez Callum Hudson-Odoi.
Ndër klubet e interesuara për të nënshkruar kontratë me futbollistin 18 vjeçar, mbeten edhe Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kontrata e sulmuesit Hudson-Odoi ne Chelsea pritet të skadojë gjatë sezonit në vijim, mirëpo kjo e fundit planifikon që t’i bëjë atij një ofertë të re.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.