Lajmet e fundit

Valon Berisha thuhet se është afër kalimit në kampionatin turk, te skuadra e Galatasarayt.
Berisha, gjatë sezonit të kaluar, ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionatin francez, derisa ka kontribuar me një asistim.
Kontrata e kosovarit me klubin francez skadon në vitin 2024, transmeton Klankosova.tv.
Një arsye më tepër se pse skuadra turke ka shprehur interesim për Berishën është trajneri Marco Rose, me të cilin kishte punuar më parë te skuadra austriake Salzburg.
Berisha u transferua në Reims, në vitin 2020, për rreth 4.5 milionë euro, pas një përvoje jo të mirë në skuadrën ku ishte më parë, Lazio.