Lajmet e fundit

Skuadra Al-Nassr pasi shkarkoi trajnerin Rudy Garcia, ka bërë menjëherë hapat për ta zëvendesuar atë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Al-Nassr njoftoi se trajneri kroat, Dinko Jelicic do të marrë drejtimin e ekipit arab.
Jelicic, ka punuar në skuadra të ndryshme kroate, si Rudes, Kustosija kurse ka udhëhequr edhe kombëtaret e Kroacisë në grupmoshat U19 dhe U20.
49-vjeçari poashtu ka pasur eksperiencë në Iran te ekipi Foolad Yazd dhe për një kohë të shkurtër punoi në akademinë e Deportivo Alaves në Spanjë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS