Lajmet e fundit
Mbrojtësi sllovak kishte refuzuar kontratën e ofruar më herët, por qëndrimi i tij është zbutur dhe ka pranuar që e ardhmja e tij të vazhdojë të jetë Liverpooli.

Martin Skrtel ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin, thuhet në një njoftim të klubit.
https://twitter.com/LFC/status/619536485201616896
Mbrojtësi sllovak kontratën e ofruar më herët e kishte quajtur të papranueshme, por qëndrimi i tij është zbutur dhe ai ka pranuar që të vë nënshkrimin në kontratën e re, ashtu siç kishte premtuar agjenti i tij muajin e shkuar.
Kështu, qendërmbrojtësi vazhdon me 'Reds' edhe për tre sezone, duke qenë një nga lojtarët kyq të trajnerit Brandan Rodgers.
Duke folur për vazhdimin e kontratës, agjenti i sllovakut zbuloi se interesim për shërbimet e klientit të tij pat shprehur Interi.