Lajmet e fundit
Skocia së fundi është vlerësuar si vendi më i mirë Evropian për të drejtat e LGBTI dhe implementim të barazisë ligjore të të njëjtit seks.

Indexi Rainbow 2015 krijuar nga organizata për të drejtat e njeriut ILGA-Evropë, kanë konsideruar 48 faktorë të ndryshëm kur e kanë krijuar listën e tyre të kritereve, duke përfshirë edhe njohjen gjinore ligjore dhe përhapjen e krimeve të urrejtjes.
Edhe pse Britania zyrtarisht udhëheqë listën ,duke i plotësuar 85.5% të kritereve, Skocia vetë përmbushë 92.2% të kritereve , duke e bërë atë vendin më të rënkuar për të drejtat e LGBT në Evropë.
Vende tjera që qëndrojnë mirë me në fushën e të drejtave të LGBT janë Belgjika me (83.40%), Malta me (79.40%) dhe Suedia me (72.35%).
Ndërkaq vendet që e përfundojnë listën janë Rusia duke përmbushur vetëm 8.35% dhe i fundit Azerbejgjani me vetëm 5.5%.