Lajmet e fundit
Skllavëria u bë term i njohur në Manhattan në vitin 1626, rreth dy shekuj më parë. Por ajo la gjurmë në zhvillimin historik të jetës në New York.

Ky lloj tregtimi me qenie njerëzore ishte i ligjshëm deri në vitin 1762. Derisa New Yorku ishte më i vonshëm në largimin e këtij ligji. Deri në vitin 1827 në New York njerëzit me ngjyrë shiteshin në mënyra të tilla.
Këtë shitblerje me qenie njerëzore e pasqyron në kohët moderne edhe fotografja Nona Faustine, transmeton Klan Kosova.
Ajo tregon se si dhuratën e parë të cilën e ka pranuar nga babai i saj ka qenë një aparat fotografik të cilin ajo do ta quante “kutia magjike”.
Faustine e cila u rrit në Brooklyn, fillo hapat e saj si fotografe duke i ndjekur hapat e babait të saj i cili realizonte familjare, duke bërë kështu që kjo t`i ruante si kujtimet më të mira të fëmijërisë.
Ajo thotë se fotografitë janë e vërteta e saj, puna e saj e cila është e vendosur thellë brenda traditës së të bërit fotografi dhe sipas saj të gjithë duhet të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe komunitetin ku jetojnë, e këtu rol të veçantë kanë edhe artistët. Ata sipas saj i shërbejnë vetëdijes globale. / klankosova.tv