Një grua në Ferizaj ka njoftuar se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës.
I dyshuari ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat mirëpo siç njofton policia, meqë nuk kishte para, ai është larguar në drejtim të panjohur, përcjell Klankosova.tv.
Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.