Lajmet e fundit

Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, vazhdon me transferimin e futbollistëve kosovarë, duke e parë këtë si rrugë të vetme drejt suksesit në arenën ndërkombëtare.
Burime të “GazetaOlle.com” konfirmojnë që klubi korçar ka arritur marrëveshje me Enis Gavazajn, i cili lë pas kështu aventurën në Belgjikë te Genti.
Zyrtarizimi i Skënderbeut dhe prezantimi i Gavazajt nën fanellën bardhekuqe, pritet të bëhet së shpejti.
Ju kujtojmë që ai luan për ekipin U-21 të Kombëtares së Shqipërisë.