Lajmet e fundit

Klubi i vetëm shqiptar në garat evropiane, Skënderbeu është duke marshuar drejt pikëve të para në Europa League.
Të përzgjedhurit e Josas kanë luajtur shumë mirë në 45 minutat e parë të takimit, duke shënuar edhe dy gola përballë portugezëve.
Ishte Lilaj me dy gola të shpejtë në minutat 14 dhe 18 që ka shënuar golat për klubin korçar.
Golin e parë e ka realizuar nga loja e hapur kurse të dytin nga penaltia, pas një ndërhyrje të palejueshme të portierit të Sportingut, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=6ks2NY4HmMY
https://www.youtube.com/watch?v=a_ql7xEiRvQ