Lajmet e fundit

Përfaqësues dhe lojtarë të Skënderbeut janë paraqitur të enjten në seancën e Komisionit të Apelit në zyrat e UEFA-s për çështjen e trukimit të takimeve.
Korçarët kundërshtuan vendimin e Komisioni i Disiplinës dhe Ekitës që e përjashton për 10 vjet nga kupat e Europës dhe gjobën 1 milionë euro.
Në dëshmitë e tyre mohuan akuzat për trukim ndeshjesh.
Pritet një vendim, por gjithsesi shpresat më të mëdha për drejtuesit të Skënderbeut mbështeten te Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv dhe nëse do të duhet edhe në Gjykatën Federale në Zvicër.