Lajmet e fundit

Policia në Skenderaj ka arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën ”Fehmi e Xhevë Lladrovci” kanë thyer xhamat e lokalit dhe të automjetit të viktimës M/K/Sh.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit, N. Z., 25 vjeçar dhe I. Z., 53 vjeçar.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit N. Z., i është caktuar masa e ndalimit, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.