Lajmet e fundit

Milani s’ka arritur të këndellet pas humbjes nga Interi në Champions, duke pësuar edhe një tjetër humbje në Serie A nga Spezia e cila po lufton për mbijetesë.
Kjo humbje, ia zbeh tej mase shpresat Milanit që sezonin e ardhshëm të kualifikohet në zonën Champions, pasi është dy pikë larg Interit, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Me këtë fitore, Spezia ka 30 pikë dhe gjendet në pozitën e 18-të, e cila aktualisht çon në Serie B, por që ka pikë të njëjta me Veronën e cila gjendet një vend më lart.
Ndërsa, Milani është në pozitën e pestë, me tri pikë më shumë se Roma, e cila me këtë renditje do të luftojë për kualifikim në Conference League.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS