Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain pritet që në çdo moment ta prezantojë sulmuesin Kylian Mbappe.
Sipas Mundo Deportivo parisienët janë të vendosur për ta bërë këtë.
19 vjeçari pritet që të marrë epitetin e futbollistit të dytë më të shtrenjtë në histori me 180 milionë euro. Para tij është Neymar me 222 milionë, pas kalimit nga Barcelona pikërisht te PSG.
Mbappe do të ketë pagë vjetore prej 18 milionë euro në vit. Vlera e tij u rrit pas paraqitjeve shumë të mira me Monacon në sezonin e kaluar ku dhe u shpallën kampion.