Lajmet e fundit
Skuadra kampione e Spanjës dhe Europës tani përballet me lëndimin e një tjetër futbollisti, ndërsa mbetet tetë pikë prapa Barcelona në tabelën e klaisifikimit

Real Madrid vazhdon të ketë probleme me futbollistët titullarë, pasi së fundmi as Toni Kroos nuk është paraqitur në stërvitje me skuadrën.
Gjermani nuk është parë në Ciudad Real Madrid, për t'u përgatitur me pjesën tjetër të ekipit, para ndeshjes së La Liga ndaj Alaves.
Los Blancos kanë pasur probleme me lëndime, pasi që nga nisja e edicionit Cristiano Ronaldo, Marcelo, Theo Hernandez, Mateo Kovacic, Karim Benzema e Dani Carvajal kanë vizituar dhomat e infermierisë.