Lajmet e fundit

Në mesin e shumë temave që u trajtua sot në emisionin e mëngjesin "Ora 7" në Klan Kosova ishte edhe skandali me konkursin e Ibër-Lepencit, mesazhet mes protagonistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me anë të të cilave ish-nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka, u bë kryeshef në këtë dikaster.
Gazetari Valon Rashiti, deklaroi në studio se askush deri më tani s'ka marrë përgjegjësi lidhur me këtë aferë.
"Me ministren kemi tentuar të bisedojmë, me krejt akterët që kanë qenë të përfshirë. Ka hezituar edhe ministrja me u përgjigj, por besoj që edhe s'ka çka me thanë se realitetin e kemi parë të gjithë. Besoj që konkursi për Ibër-Lepenc duhet me u anulu, këtu besoj që duhet të reagojë edhe Prokuroria që besoj se është duke u marrë me rastin", deklaroi ai në Klan Kosova.