Lajmet e fundit

Mendohet që rreth 22,000 fëmijë në Britani janë me aftësi të kufizuara si pasojë e ilaçit valporate, që nga vitet 1970-ta.
Deputeti Norman Lamb deklaroi që është shqetësues fakti se studimet e reja kanë treguar që këto probleme mund të barten nëpër gjenerata.
Familjet e prekura kanë bërë thirrje për një hetim kombëtare dhe kompensim.
Ilaçi sodium valporate, i njohur edhe si Epilim, përshkruhet nga mjekët si tretman për epilepsi dhe çrregullim bipolar. Bartë me vete rrezikun për shkaktimin e abnormaliteteve të tjera si autizmi, IQ e ulet dhe vështirësi në mësim, në qoftë se foshnjat ekspozohen ndaj tij gjatë kohës sa janë në mitër.
Shume prindër kanë deklaruar që nuk u është treguar për këto rreziqe, madje edhe pas publikimeve të reja në vitin 2016.