Parlamenti i Greqisë me shumicë votash ka miratuar heqjen e imunitetit për 13 deputetët për skandalin me fondet bujqësore.
Siç raporton
Top-Channel, në votimin morën pjesë 288 deputetë ndërsa 9 munguan. Për secilin prej 13 rasteve, votat “pro” varionin nga 285 në 287, ndërsa votat “kundër” ishin kryesisht 2.
Sipas të dhënave, të paktën 10 nga 13 deputetët e përmendur votuan në favor të heqjes së imunitetit të tyre, si dhe të kolegëve të tyre, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë debatit që parapriu votimin, të gjithë deputetët e përfshirë kërkuan nga Kuvendi të votojë pro heqjes së imunitetit, duke theksuar se synojnë të provojnë pafajësinë e tyre përpara drejtësisë së zakonshme.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.