Trajneri Jorge Sampaoli, ka bërë një skandal gjatë konferencës për media para ndeshjes në Champions League kundër Manchester Cityt.
Ai u paraqit së bashku me futbollistin Eric Lamela, të cilin dhe me shaka e quajti "bir k....".
Kjo pasi që para fillimit të konferencës mikrofoni i futbollisti nuk funksiononte dhe u ftuan teknikët për ta rregulluar.
Ata e pyetën në gjuhën angleze se a po funksiononte, por Lamela u përgjigj në spanjisht.
Pas kësaj reagoi trajneri, i cili harroi se e kishte mikrofonin ndezur.
"“8 vite bir k..... Në 8 vite duhet që të dish të flasësh anglisht shumë mirë”- tha trajneri.
Derisa futbollisti iu kundërpërgjigj:
"Mirë, por unë nuk jam anglez" - tha ai.
Sevilla e ka humbur ndeshjen e fundit kundër Cityt me rezultat 3:1.
Skuadra spanjolle edhe ashtu nuk kishte gjasa që të shkonte tutje.
“Ocho años hijo de p…”
La broma de Jorge Sampaoli a Erik Lamela en la rueda de prensa previa al partido de #ChampionsLeague entre #ManchesterCity y #Sevilla ?
? @eldesmarque_sfc pic.twitter.com/EVCJvQgIL8
— Mati Mendía (@SoyMatiMendia) November 2, 2022
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek viral dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.