Lajmet e fundit
Agjenti i portugezit ka thënë se klienti i tij e ka merituar cmimin Goal 50 dhe pret që ai të marrë edhe Topin e Artë

Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe meriton Topin e Artë të këtij viti, insiston agjenti i tij, Jorge Mendes.
Portugezi mori cmimin Goal 50 për të katërtën herë në karrierë dhe është kandidat kryesor për të fituar Topin e Artë këtë vit.
"Cristiano ka pasur sezon fantastik. Ka fitaur Ligën e Kampionëve me Real Madrid, duke shënuar 16 gola dhe ka fituar Europianin me Portugalinë".
"Ai e meritoi cmimin Goal 50 dhe mendoj se do të marrë edhe Topin e Artë. E meriton plotësisht".