Lajmet e fundit
Italiani nuk ka kursyer lëvdatat për sulmuesin e DJajve të Kuq, duke e vlerësuar aftësinë e tij për të shënuar gola

Zlatan Ibrahimoviq është një prej sulmuesve më të mëdhenj të gjitha kohërave, mendon ish mbrojtësi i Italisë dhe Milanit, Gianluca Zambrotta.
Suedezi u transferua tek Manchester United gjatë verës, pasi kontrata me Paris Saint-Germain i skadoi në përfundim të edicionit të shkuar.
Dhe italiani që ka lujtur me të tek Milan dhe Juventus ka thënë se Ibrahimoviq është ndër më të mirët në histori.
“Unë kam qenë shumë me fat, sepse kam luajtur me disa sulmues shumë të mirë si Samuel Eto’o, Thierry Henry, Zlatan Ibrahimoviq dhe David Trezeguet, por Ibrahimoviq ishte ndër më të mirët”.
“Ai kishte një personalitet të madh dhe ishte një njeri shumë profesional, ai gjithmonë ka dhënë 100 për qind dhe ishte një lojtar i fuqishëm”.