Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në Sukth të Durrësit.
Si pasojë e këtyre të shtënave ka mbetur i plagosur një person, teksa ende nuk dihen detajet apo shfaqet se si ka ndodhur kjo ngjarje.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e raportuar mbrëmjen e së mërkurës në qarkun e Durrësit.
Më herët, në fshatin Agonas të Kavajës, një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht.
Sipas policisë, 76-vjeçari me inicialet M.Rr, dyshohet se ka therur me thikë vëllain e tij, E.Rr., 74-vjeçar, teksa ndodheshin në një arë. /A2Cnn
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.