Lajmet e fundit

Ish-kampioni i botës në pesha të rënda në boks, Wladimir Klitschko, është pensionuar nga boksi, duke shuar mundësinë për një rindeshje me britanikun Anthony Joshua i cili e mposhti në përballjen e fundit.
41 vjeçari ishte nokautuar në raundin e 11-të nga Joshua në Wembley Stadium në prill të këtij viti.
“Kam arritur gjithçka për të cilën kam ëndërruar, dhe tani dua ta filloj karrierën time të dytë pas sporteve”, tha Klitschko.
Dy herë kampioni që mbajti titujt e unifikuar nga vitet 2006-2015, para se të humbiste nga bashkëkombasi i Joshua-s, Tyson Fury, e përfundon karrierën me 64 fitore e pesë disfata.
“Kurrë nuk do ta imagjinoja që do të kisha një karrierë aq të gjatë dhe të suksesshme të boksit”, shtoi legjenda ukrainase.