Tashmë nuk është sekret se Donald Trump është fans i madh i Skotlandë, apo më mirë të themi i ndërtimit të kurseve skoceze të golfit.
Mirëpo, a është Skotlanda fanse e tij?
Me sa duhet jo. Suzanne Kelly nga Aberdeen, ka iniciuar një kampanjë kundër planit të Trump për të ndërtuar kursin më të madh të golfit në botë në Menie Estate.
Ndërsa tani, kur Trump ka vendosur që të kandidojë për President të Amerikës në vitin 2016 nga radhët e republikanëve, Kelly ka vendosur që të nisë një peticion për qeverinë, për t’ia ndaluar republikanit miliarder të hyjë në Britani të Madhe, për shkak se fjalimet e tija të urrejtjes po konsiderohen të ekzagjeruara, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.
Duke i cituar komentet e Tump lidhur me meksikanët të cilët i quajti përdhunues dhe thirrjes për të kontrolluar popullatën myslimane në Amerikë, Kelly ka shkruar:
“Nënshkruesit e këtij peticioni besojnë se Donald Trump-it s’duhet t’i lejohet më hyrja në Britani të Madhe, për shkak të fjalorit të tij të vazhdueshëm të urrejtjes dhe sjelljes së papranueshme. Sjellja e tij e papranueshme është e dokumentuar dhe ne mendojmë se komentet raciste, religjioze dhe nacionaliste s’janë të mirëpritura në Britani të Madhe.
“Shteti ynë ua ka ndaluar hyrjen në Britani shumë individëve për shkak të fjalorit të urrejtjes. Ky princip duhet të zbatohet edhe për Donald Trump”.
Deri më tani Britania e Madhe ua ka ndaluar hyrjen disa individëve në shtetet e mbretërisë, si për shembull për reperin Tyler dhe Pamela Geller e cila zhvillonte kampanja anti-myslimanëve.
Peticioni i cili do të fillojë në pak ditë, ka nevojë vetëm për 10,000 nënshkrime që të marrë përgjigje nga parlamenti. Nëse 100,000 nënshkrues vendosin në peticion emrat e tyre, peticioni anti-Trump do të merret në konsideratë për debat në parlament.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.