Fitorja 4-2 në ndeshjen e mbetur ndaj Suharekës, i ka mjaftuar skuadrës së Dritës të bëhet lidere e Superligës, me 3 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Ballkani.
Me duelin e zhvilluar sot, janë kompletuar 13 xhiro të "Albi Mall Superligës", raporton Klankosova.tv.
Triumfi i fundit i "Intelektualëve" rezultoi ndëshkues për të dyja skuadrat suharekase.
Pos që e mundën kundërshtarin në fushë, edhe kampionin aktual e zhvendosën një pozitë më poshtë, pasi deri tani ishin "Xhebrailat" që e udhëhiqnin renditjen tabelare.
Kampionati elitar i Kosovës kthehet këtë vikend me javën e 14-të, pas pushimit si shkak i ndeshjeve të kombëtareve.
Vëmendja kryesore është në dy ballafaqime, njofton Klankosova.tv.
Përsëri në Gjilan, Drita është nikoqire, ku e pret Llapin.
Kurse stadiumi "Fadil Vokrri" në kryeqytet, përballë mes vete klubin më të trofeshëm kosovar, Prishtinën me kampionët e tri viteve të fundit, Ballkanin.
Të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, transmetohen ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës gjigante,
Art Motion!
[caption id="attachment_2430756" align="alignnone" width="893"]

Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=jT51CTfzQyc
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.