Në emisionin e sotëm Rubikon në Klan Kosova u diskutua mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.
Kjo për faktin se kohëve të fundit ka pasur protesta në Shkup në mënyrë që të mundësohet provimi i Jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Arben Ratkoceri, Blendi Hodai, Yll Paçuku, Sefer Selimi, Aida Dërguti dhe Azdren Shala diskutuan për këtë temë në emision.
Azdren Shala tha se ligji për gjuhët në RMV nuk është aq i prerë.
“Gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare duke u bazuar te parimi i sovranitetit, ndërsa gjuha shqipe është potencialisht gjuhë zyrtare duke u bazuar te parimi i demografisë. Ky 20% lë hapësirë të madhe për interpretim. Aty edhe e ka alibinë ministri i Maqedonisë. Prandaj duhet Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe”, deklaroi Shala, teksa shtoi se pika ku flitet për 20% ka karakter lokal.
Megjithatë, me Shalën nuk u pajtuan mysafirët e ardhur nga RMV.
Ata thanë se në Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk thuhet se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare vetëm nëpër komunat ku popullsia është mbi 20% shqiptare.
Sipas tyre, në Ligj thuhet qartë: “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj”.
Sefer Selimi tha se e njëjta është edhe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
“Por, tendenca e përdorimit të kësaj për ta futur këtë huti rreth asaj se a është shqipja zyrtare apo jo, është në vazhdën e përpjekjeve për të krijuar një narracion që do të pranonte shfuqizimin e disa ligjeve që janë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.
https://youtu.be/DV2ICKaQsto
Ratkoceri ndërkaq tha se “pritet që çdo moment Gjykata Kushtetuese të anulojë nenet për gjuhën shqipe”.
https://youtu.be/IABjZVl16rc
Hodai, nga ana e tij, fajësoi shqiptarët për gjendjen në të cilën ndodhen vetë ata.
https://youtu.be/US6XzT45-R4
Duke folur për temën e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, Paçuku pati kritika edhe për politikanët e Kosovës, në veçanti për kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se është “interesante se si s’reagon”.
https://youtu.be/dkEBJG0ZAXM
Ai potencoi se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në RMV tallet me gjuhën shqipe dhe se nga i njëjti s’mund të pritet vendim i mirë.
https://youtu.be/nK8W_F822_I
Ndiqeni debatin e plotë:
https://youtu.be/Zc7qrMqNkOk
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.