Philadelphia 76ers ka realizuar fitore ndaj Toronto Raptors me rezultat 112-101 në kuadër të serisë çerekfinale në Playoff të NBA-së.
Ndonëse Kawhi Leonard i mysafirëve ishte pikëshënuesi më i mirë në ndeshje me 29 pikë e 12 kërcime, ishin 25 pikët e Jimmy Butler dhe 21 të Ben Simmons te vendësit që rezultuan më të rëndësishme.
Kështu, tani seria mes tyre është barazuar në 3-3 dhe nevojitet përballja e shtatë dhe përfundimtare në Toronto për ta vendosur finalistin e Konferencës Lindore të NBA-së.
https://www.youtube.com/watch?v=Wco72VxFx8M
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.