Chopin Piano FEST Prishtina këtë vit shënon edicionin e tij të 15-të, festival ky që është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe shumë të mirëpritur për artdashësit.
Ky festival arrin të krijojë emocione të paharruara të përjetimit artistik, duke kultivuar me përkujdesje të madhe vlerat e çmuara të muzikës klasike të nivelit më të lartë kompozicional dhe interpretativ, me artistë mysafirë nga mbarë bota.
Edicioni i 15-të i Festivalit Chopin Piano Fest Prishtina, mbahet në datat 8 Maj – 9 Qershor 2025, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.