Gazetari nga Shqipëria, Martin Marku ka bërë të ditur se situata atje vazhdon të jetë problematike si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Marku tha se zonat për të prekura janë Qarku i Lezhës, saktësisht bashkia e Kurbinit, transmeton Klankosova.tv.
“Janë mbi 100 familje të cilat kanë pësuar përmbytje në tokat bujqësore dhe në banesa. Ndërkohë 80 prej këtyre familjeve janë izoluar plotësisht”, u shpreh Marku.
Gjatë ditës së martë, vërshime si pasojë e reshjeve pati edhe në Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=OPr5uEPG4Ag
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.