Në qendrën më të madhe të votimit në Anamoravë, në shkollën “Bafti Haxhiu”, procesi zgjedhor po shkon me rregull.
Menaxheri i kësaj qendre, Afrim Rrustemi thotë se gjithçka ka nisur me kohë, dhe vendvotimet janë hapur, transmeton Klankosova.tv.
Ai shton se fluksi i njerëzve është duke u rritur gjithnjë e më shumë.
“Gjithçka po shkon qetë dhe asnjë problem nuk ka pasur deri më tani”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=dwhqjOd1DPk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.