Lajmet e fundit

Katër civilë dhe dy ushtarë u vranë nga sulmet izraelite në tre pika kufitare midis Libanit dhe Sirisë disa orë para hyrjes në fuqi të armëpushimit Izrael-Hezbollah, raportojnë mediat shtetërore siriane.
Dymbëdhjetë persona u plagosën, duke përfshirë fëmijë, gra dhe punonjës humanitarë nga Gjysmëhëna e Kuqe Siriane, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Gjysmëhëna e Kuqe Siriane tha më herët se një nga vullnetarët e saj ishte vrarë në sulm, i cili kishte dëmtuar gjithashtu disa ambulanca.