Përleshjet sektare kanë vazhduar në Sirinë jugore pavarësisht një "armëpushi të menjëhershme" të shpallur nga presidenti i vendit.
Raportet thonë se luftëtarët druzë të shtunën i dëbuan beduinët e armatosur nga qyteti i Suweidës - por luftimet vazhduan në pjesë të tjera të provincës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Forcat qeveritare të vendosura më parë këtë javë nga presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa u fajësuan për bashkimin në sulmet ndaj druzëve. Më shumë se 900 persona raportohet të jenë vrarë javën e kaluar. Të gjitha palët akuzohen për mizori.
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, kërkoi t'i jepet fund "përdhunimit dhe masakrës së njerëzve të pafajshëm" në Siri, në një postim në X të shtunën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.