Lajmet e fundit

Federata Siriane e Futbollit kërkon shërbimet e portugezit.
Edhe pse 53-vjeçari ka nënshkruar një parakontratë me Manchester United, Siria bën një lëvizje që sipas të gjitha gjasave do të rezultojë e dështuar. Edhe pse vendi është në një konflikt civil 5-vjeçar dhe një pjesë e madhe e qyteteve janë shkatërruar plotësisht dhe qindra-mijëra njerëz kanë humbur jetën, federata ndjek programin e saj strikt dhe bën një ofertë gati gati në kufijtë e surreales për një nga trajnerët më të mirë të planetit.
Kombëtarja Siriane renditet në vendin e 123 të klasifikimit të FIFA-s, por kjo nuk i ka penguar drejtuesit t’i kërkojnë Mourinhos të marrë drejtimin e skuadrës.
CNN citon deklaratën zyrtare të federatës siriane ku theksohet se ky është një moment delikat dhe i rëndësishëm për Sirinë dhe emrëimi i një trajneri me një peshë të madhe në arenën ndërkombëtare, do ta ndihmonte Sirinë të luftonte si e barabartë me kundërshtarët në grupin eliminator për të synuar Kupën e Botës 2018.