Për dy net radhazi në gjithë Izraelin u dëgjuan sirenat, derisa mbrojtja ajrore u përpoq të kapte raketat iraniane.
Në Tamra në veri të vendit - një qytet kryesisht palestinez - një shtëpi u shemb pjesërisht pasi u godit. Orë më vonë, në një valë të dytë sulmesh, një ndërtesë në qytetin qendror të Bat Yam u dëmtua rëndë. Ndërsa agoi mëngjesi, ekipet e emergjencës ende po kërkonin për të zhdukurit.
Shërbimi i emergjencës së Izraelit ka bërë të ditur se në sulmet e natës u vranë katër persona, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Katër të vrarët ishin një grua në të 60-at, një grua në të 80-at, një djalë rreth 10 vjeç dhe një vajzë e re. Ndërkohë, MDA thotë se po trajton 99 persona të plagosur - katër prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, Izraeli ka nisur gjithashtu sulme ndaj Iranit - megjithëse ende nuk është konfirmuar shifra e viktimave atje. Irani thuhet se ka vendosur kufizime të gjera në internet pas sulmeve izraelite.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.