Lajmet e fundit
Ish menaxheri i Djajve të kuq ka zgjedhur katër futbollistët më të mirë që ka pasur nën urdhra gjatë periudhës sa ishte shef i pankinës në Old Trafford.

Sir Alex Ferguson, trajneri legjendar i Manchester Unitedit, në pothuaj tre dekadat në krye të skuadrës nga Old Trafford ka zgjedhur katër futbollistë që sipas tij kanë bërë diferencën.
Ai ka thënë se nuk ka stërvitur lojtarë të dobët, duke lavdëruar kështu të gjithë me të cilët ka punuar, por sipas tij janë katër që dallohen nga të gjithë.
“Kur erdhi në vitin 1993, Eric Cantona bëri dallimin”.
“Paul Scholes dhe Rayan Giggs kanë luajtur për 20 vite në Premier Ligë duke qenë gjithmonë në nivel”.
“Natyrisht edhe Cristiano Ronaldo që është lojtar i klasit botëror. Ai bashkë me Messin janë dy më të mirët në botë”.