Lajmet e fundit
Ish shefi i Djajve të kuq thotë se interferimi i agjentit Mino Railoa ishte një nga arsyet e largimti të mesfushorit drejt Torinos.

Sir Alex Ferguson ka treguar se largimi i Paul Pogbas nga Manchester Unitedi ishte nxitur nga agjenti i mesfushorit, Mino Raiola.
Francezi u largua nga Old Trafford drejt Juventusit për 800,000 funte dhe që atëherë ka shkëlqyer në fanellën e Zonjës së vjetër, duke fituar tre tituj të Serie A, Coppa Italian dhe duke u shpallur Lojtari më i mirë i ri në Kupën e Botës të mbajtur në Brazil.
Kur qe larguar, Ferguson e pati kritikuar Pogban për mungesë respekti, por tani ai thotë se ishte agjenti i tij ai që qëndronte prapa gjithçkaje.
“Ka dy ose tre agjentë që nuk më pëlqejnë dhe Mino Raiola, agjenti i Pogbas, është njëri prej tyre”.
“Unë s’i kam besuar kurrë atij. Ai u bë agjent i Zlatan Ibrahimoviqit kur luante për Ajaxin dhe më pas edhe i Pogbas”.
“Kishim kontratë me Paulin dhe mundësi zgjatje në fund të saj. Por, Raiola doli në skenë dhe takimi ynë i parë ishte i tmerrshëm”.
“Unë dhe ai s’i kemi pasur punë mirë kurrë”.