Lajmet e fundit

Një burrë vdiq dhe gjashtë persona u zhdukën pasi një jaht luksoz u godit nga një stuhi e papritur dhe u fundos në brigjet e Sicilisë, tha roja bregdetare italiane.
Midis të zhdukurve është edhe sipërmarrësi britanik i teknologjisë Mike Lynch, tha një person që kishte njohuri mbi operacionin e shpëtimit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Jahti u identifikua si Bayesian i regjistruar në Britani dhe u fundos me 22 persona në bord pak para lindjes së diellit, tha roja bregdetare në një deklaratë.
https://klankosova.tv/nje-i-vdekur-dhe-gjashte-te-zhdukur-pasi-superjahti-u-permbys-ne-nje-tornado-prane-italise/