15.03.2016 · përditësuar para 3792 dite1 min lexim
Super golashënuesi i Bayren Munich, Robert Lewandowski, nuk beson se ekipi i tij është favorit për ta ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve, duke thënë se Barcelona është ekipi që për momentin ka shanset më të mëdha dhe është ekip më i mirë, njofton Klan Kosova.
“Nuk e di nëse ne jemi favoritët e mëdhenj. Kur të gjithë lojtarët tanë janë në formë besoj se edhe mund të cilësohemi ashtu. Tani për tani, nuk jemi”, ka shpjeguar Lewandowski për Goal.
“Barcelona janë në formë më të mirë se të gjitha ekipet tjera për momentin, prandaj ata janë top-favorit. Nuk e di nëse ata do ta ruajnë formën e tyre deri në fund të sezonit”.
“Por në fund të fundit nuk ka rëndësi se kush është favorit, ju duhet të luftoni në secilën ndeshje për të fituar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.