Kanë nisur homazhet në Kishën Ortodokse për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Pjesëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës kanë dalë në rrugë me qirinj në duar.
Ata kanë nisur homazhet e tyre, ndërsa trupi i kryepeshkopit do të futet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku dhe do të varroset. Nga pamjet vihet re që homazheve u janë bashkuar dhe qytetarë, raporton “abcnews”.
Kujtojmë që në varrim do të jetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, së bashku me 5 ministra grekë.
Gjithashtu do të marrin pjesë të gjithë mitropolitë e Shqipërisë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare dhe të ambasadave të huaja.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.